Deklarohet drejtori i Bu*rgut të Shuto Orizares për tre të bu*rgosurit e Rastit të Kumanovës

Në lidhje me rastin e tre të dë*nuarve në Rastin e Kumanovës, ka reaguar drejtori i Bu*rgut të Shuto Orizares, Filip Andov.
Nuk tregon shkaqet se pse u është moh*uar e drejta për fundjavë të lirë tre të bur*gosurve Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti dhe Elham Arifit, ndërkaq shton se ky fundjava e lirë ka disa parakushte që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të bu*rgut.

“Ju njoftoj, se sipas Rregullores për rend shtëpiak, personave të dë*nuar që vuajnë dë*nimin, brenda një viti u takon mungesë prej 15 ditësh, me atë që mungesa gjatë muajit të mos jetë më e gjatë se tre ditë. Është një lloj i komoditetit që i jepet të dë*nuarve i cili u miratohet nëse i plotësojnë kushtet e parapara me Rregullore, por edhe varësisht procesit të risocializimit, siç është sjellja e mirë dhe përkushtimi në punë, nxitje e sjelljes së mirë dhe zhvillim të ndjenjës së përgjegjësisë, interesim dhe bashkëpunim në trajtimin që realizohet në bu*rg”, thuhet në reagimin e drejtorit.

Kjo deklaratë e Andovit, vjen ngaqë familjarët e të bu*rgosurve në Rastin e Kumanovës – “Lagja e Trimave” e kanë kr*itikuar atë, pasi siç thonë për “dëshira dhe kapriço të veta”, ua mo*hon të bu*rgosurve Arsim Barjamit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të drejtën e trajtimit – fundjavë e lirë.
Sipas familjarit, Bujamin Selmani, që të tre të bur*gosurit kanë respektuar të gjitha procedurat administrative për të kërkuar këtë të drejtë, edhe pse të gjitha komisionet që janë në kuadër të Bu*rgut e kanë miratuar shfrytëzimin e kësaj të drejte, sërish drejtori e ka refuzuar një gjë të tillë.
Tre të bur*gosurve nga “Rasti i Kumanovës” u mohohet fundjava e lirë