Deklarohet ​AstraZeneca për dozat e vaksinave të zbuluara në Itali

AstraZeneca ka njoftuar rreth 29 milionë doza të vaksinave kundërCOVID-19 të gjetura gjatë një inspektimi në një fabrikë në Itali.
Kompania njoftoi se dozat në fjalë kanë për qëllim Bashkimin Evropian dhe donacione për vendet e varfra brenda skemës COVAX, e cila drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Me kërkesë të Komisionit Evropian, forcat italiane të sigurisë inspektuan fabrikën Catalent në Anania, jo shumë larg Romës, ku gjetën një rezervë vaksinash, njoftoi e përditshmja “Stampa”.
Një zyrtar italian më vonë konfirmoi raportin e inspektimit dhe tha se vaksinat do të dërgoheshin në Belgjikë.