Fatos Lubonja komentoi sot takimin e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë e Kosovës.
Kërcënimin e Ramës ndaj Europës, Lubonja e quajti “strehë e fundit e horrave” për të dalë si nacionalist mbi gjithë këto probleme që i ka shkaktuar vendit.
“Një kërcënim që i bëhet Europës, është një deklaratë shqetësuese po bën pjesë në atë që unë e si streha e fundit e horrave. Sa herë kanë problemet me shqiptarët për shqiptarët fusin këtë idenë e Shqipëisë abstrakte.
Meqë këta punojnë tërë kohës kundër shqiptarëve, flasim për Shqipërinë e madhe. Problemi që është këtu sot, por dhe në Kosovë, është se shqiptarët po ikin për shkak të këtyre. Ku bashkohen këto dy pika? Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë këta, as serbët as grekët. Po të mos ishte sot Europa, kufiri i Serbisë mund të ishte deri në Kukës.
Ky i thotë Europës tani, nëse ju nuk na pranoni, ne bashkohemi vetë. Këto janë kërcënime që hapin probleme më shumë,” tha Lubonja.
Gjuha e ashpër ndaj Europës lidhet me tensionimin e situtatës këtu në vendin tonë?
“Po pa dyshim është një stresë për këto që po bën këtu. Tani duke dalë me këto gjëra, shpenzojnë dhe paranë tonë publike dhe shkatërrojnë shtëpitë e shqiptarëve, dhe tërheqin vëmendjen. Pronat nuk duhen shembur pa u kompesuar,” u shpreh ai.
A është moment delikat për Shqipërinë lidhur me negociatat
“Celja e negociatave është e rëndësishme vetëm për propagandën e Ramës. Gjasme për punën e tij. Por se ça po bën ai, e dimë ne nuk e dinë europianët. Por nuk varet vetëm nga ne, por varet dhe nga situata në Europë, duke qenë se janë zgjedhjet. Por mirë pyetja tjetër është a e ke bërë gati ushtrinë ti? Çfarë ushtrie ke ti nëse plas lufta? Më shumë këtu kemi të bëjmë me mungesë koherence që shihet më shumë te Rama,” tha Lubonja në News 24.