Deklarata satirike e shpikur e Merkos, u bë lajm i vërtetë


Në disa media, deklarata e Merkos u botua pa u theksuar se është satirë, dhe më pas u shpërnda në rrjetin social Facebook, ku ka një numër të madh shpërndarjesh dhe komentesh, shumica prej tyre negative dhe of*enduese, shkruan Vërtetmatësi.

“Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko në vitin e kaluar shpenzoi 27,500 euro për paraqitje, dmth për shërbime në objektet hotelierike”. Përveç këtij informacioni, i cili u përhap përmes mediave dhe rrjeteve sociale, u shfaq një deklaratë satirike, e trilluar e kryetarit të komunës, të cilën disa prej mediave e morën seriozisht dhe e përcollën si të vërtetë.
Portali “Kooperacija” nga lajmi për harxhimet e Merkos, bëri një njoftim satirik, në të cilin ata shtuan deklaratën e tij të trilluar.

“Shpesh kam ngrënë edhe me forcë, vetëm për të ndihmuar restorantet në Strugë”, është arsyetuar kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko.
Ai hodhi poshtë ak*uzat e opozitës se qytetarët e Strugës ishin vik*tima të eks*travagancës dhe luksit të tij dhe u përgjigj se nëse dikush ishte vik*timë, ishte ai, sepse angazhimi dhe dëshira e tij për të ndihmuar i sillnin kolesterol të lartë, sheqer, enë të bll*okuara të gjakut dhe pr*esion të lartë të gjakut, por megjithatë ai është i gatshëm për të vazhduar sakrificën për të mirën e njerëzve të Strugës.