Deklarata e Macron për vizat e Kosovës, reagon Vuçiç: E falenderoj Presidentin e Francës

Pas deklaratës së bujshme që bëri sot presidenti i Francës, Emanuel Macron, i cili pohoi se liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të konsiderohet i pezulluar për sa kohë nuk është mbajtur fjala e dhënë, vjen reagimi nga Serbia. Ka qenë vetë presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili nuk nguroi që të falënderonte publikisht Macronin.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada – tha Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Kinë, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.