Deklarata e frikshme në TV rus: Kemi nëndetëse me 500 raketa bërthamore që do shuanin SHBA dhe vendet e NATO-s, ç’na duhet paqja kur…

“Kemi nëndetëse që mund të lëshojnë 500 armë bërthamore, duke shkatërruar SHBA dhe NATO”, kjo është deklarata e frikshme e spikerit në edicionin e lajmeve të televizionit shtetëror rus.

Sipas gazetarëve të huaj që raportojnë nga Moska, spikeri i televizionit “Russia-1’ është shprehur:

“Ne kemi nëndetëse që mund të lëshojnë deri në 500 raketa bërthamore, duke shkatërruar vendet e NATO-s dhe SHBA-në. Ç’na duhet paqja, kur nuk do të ketë Rusi brenda saj?”.

Kujtojmë se ditën e sotme, mediat në Rusi raportuan se Kremlini kishte vënë në gatishmëri të lartë armët bërthamore ruse, përdorimi i të cilave do të ishte skenari më i keq për të gjithë botën.

Megjithatë disa ekspertë besojnë se kjo është strategji e Vladimir Putin për të ushtruar presion përmes frikës, ndërsa ditën e nesërme pritet të ketë një takim mes përfaqësuesve rusë dhe ukranas që do të mbahet në kufi me Bjellorusinë.