Dekani i Fakultetit Pedagogjik në UT, Lulzim Mehmedi shpreh ngushëllime për humbjen e studentes Lirije Luma

Shkruan Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Lulzim Mehmedi:

E nderuar familje Luma,
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurës suaj dhe studentes sonë Lirije Luma, studente në semestrin e VII-të në Fakultetin Pedagogjik në programin studimor Mësim Klasor.

Ndër ne dhe studentët Lirija veçohej me vlera të mëdha, me urtësinë dhe sjelljen e saj, si dhe punën e palodhshme dhe përkushtimin për të arritur suksese dhe për të përfunduar studimet, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, studentët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Vdekja e Lirijes është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ne, në veçanti stafin dhe studentët, për të cilët gjithmonë ishte e dashur.

Pushoftë në paqe shpirti i saj i njomë!
Ngushëllime!
https://www.facebook.com/1042239436/posts/pfbid027eYrYYu5HLAV84G7wZNbwSbUcmCJNVpxWz5j7GBpaxxv7j7hbQ9e6QvU1pkTd6FBl/