Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian Zhozep Borel sot e nominoi Dejvid Ger për shef të ri të delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, i cili duhet të vijë në vendin e euroambasadorit të deritanishëm Samuel Zhbogar.
Ger për momentin është në krye të Sektorit për politikë për sanksione në EEAS.
Zhbogar e kryen funksionin e euroambasadorit në vend nga 1 shtatori i vitit 2016, ndërsa ka ardhur në vendin e shefit të atëhershëm të delegacionit Aivo Orav.
Borel mes emërimeve tjera për euroambasadorë në rajon i nominoi edhe Tomash Sunjog për shef të delegacionit të BE-së në Kosovë, Oana Kristina Pola për euroambasadore në Mal të Zi, si dhe Nikollaus Mejer Landrut për shef të delegacionit të BE-së në Turqi. /MIA