Drejtor i parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari thotë se nga ky institucion nuk është kërkuar mendim për vendosjen e kryqit në kishën “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi” në Kodër të Diellit, përcjell TV21. Dehari thotë se në rast se vërtetohet se ky objekt është pa leje, atëherë i njëjti edhe do të largohet.