Dehari: Nëse nuk na lejojnë të punojmë në ambiente të mbyllura, mund të falimentojmë përfundimisht

Ibrahim Dehari nga shoqata e Kulinare Horeka tha se nëse Qeveria nuk lejon zhvillimin e dasmave dhe manifestimeve të tjera në ambiente të mbyllura, atëherë ata rre*zikojnë të mbyllen plotësisht sepse ky është viti i dytë që ata nuk punojnë.
Ne jemi të shqetësuar si shoqatë sepse ky biznes tashmë një vit që jemi të mbyllur. Për momentin kemi ndalesë për organizim manifestimesh dhe jo vetëm për dasma.

Ne këtu nuk kemi akoma një protokoll sesi të punojmë në ambiente të mbyllura.
Biznesi ynë është një nga hallkat kryesore të sektorit të dasmave dhe nëse nuk lejohemi të mbajmë aktivitete në ambiente të mbyllura rre*zikojmë të pushojmë nga puna shumë punëtorë që kemi ruajtura deri tani.
Por, nëse vazhdon kështu edhe ne rrezikojmë të mbyllemi komplet- tha Dehari.