Dëgjone loken shqiptare: Dy ditë jam pa bukë, më mirë të vdes nga Koronavirusi (Video)

Kryeministri Rama urdhëroi izolimin e njerëzve për të ndaluar përhapjen e pandemisë së Koronavirusit madje pretendon se në këtë mënyrë po ndihmon më së shumti të moshuarit.
Ndërsa një vendim i tillë ku njerëzit mund të dalin vetëm pasi aplikojnë për leje duket se ka ndikuar keq në jetën e personave të moshuar.

Rasti më emergjent është i kësaj gruaje 84-vjeçare nga Vlora, e cila ka dy ditë që nuk ka ushqim në shtëpi dhe po pi vetëm ujë me sheqer.
Me lot në sy ajo tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe as Bashkia e Vlorës nuk ka reaguar pavarësisht se ajo ka njoftuar për gjendjen emergjente në të cilën ndodhet.

Ja çfarë thotë ajo:

Unë jam 84 vjeçe. Jam vetëm fare, nuk kam as ndihmë, as gjë shtëpi. Po të na bien ndonjë pako makarona! Po pi ujë me sheqer! Çfarë bëhet kështu?! Dhe do dal. Le të më marrin e të më fusin në burg, Policia, se unë po rri pa ngrënë. I dërgova fjalë sekretares së Dritan Lelit, ajo nuk i vuri ujët në zjarr. Kam dy ditë pa bukë, me ujë me sheqer. E piva mbrëmë, nuk më zinte gjumi! Ujë me sheqer. Të paktën të kisha një dorë makarona të bëja një supë. Unë s’mund t’i kërkoja lagjes. Ose të më japin pensionin dhe të iki. Rama tha bëjeni në facebook, te “Shqipëria që e duam shumë, pikë al”. Po ku di unë të shkruaj atë?! Unë do të ikja pa u ngopur në gropë! Nuk po më zë as koronavirusi, se unë kam dalë!”