De*gjenerohet reperi shqiptar/ Rrë*mbehet dhe rri*het live në Instagram

Pas raportimeve dhe postimeve në media sociale se Kozak Baçi, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrë*mbyer, forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit.
Policia pak më parë njoftoi se Kozakun, i cili njihet si imituesi i moderatorit të njohur Arian Çani, pasi interviston në rrjetet sociale vajzat e famshme të rrjeteve sociale, e kanë gjetur dhe po bëjnë të mundur shoqërimin e tij në Komisariat, ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve.

“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë de*noncuar në polici rrë*mbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas de*noncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetet sociale qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e go*dasin, e sha*jnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.
Raportohet se Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e sha*nte në rrjetet sociale. Ata e kanë futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi de*noncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërc*ënim ndaj tij. Por, pas veprimeve het*imore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shp*ërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.