Dega e Tetovës e ASH-së kalon në BESA?!

Dega më e madhe e Aleancës për Shqiptarët – Dega e Tetovës pritet ti bashkangjitet Lëvizjes BESA. Duket se Ziadin Sela nuk ka arritur akoma të zbut pakënaqësitë e aktivistëve pas koalicionit me Alternativën e Afrim Gashit, e cila vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë. Tema e koalicioneve parazgjedhore tashmë është rikthyer në opinion, ndërsa është Dega e ASH-së në Tetovë që do të pushojë aktivitetin për partinë e Selës dhe e njëjta do t’i bashkëngjitet BESËS.

Pakënaqësive dhe largimit nga ASH do t’i prijë vet kryetari i Degës Tetovës, Altrim Mamuti. Sipas këtyre burimeve zyrtare, këto pakënaqësi vijnë pas mos përfilljes së Selës që ka për strukturat poshtë.

“Nga PDSH u larguam për këtë arsye, sepse strukturat e partisë nuk u merreshin në konsideratë, shpresuam në Selën, por edhe ky po luan rolin e Menduh Thaçit”, thonë nga ky burim. Gjithashtu, pakënaqësitë pritet të vazhdojnë edhe në degët tjera, pas koalicionit jo të natyrshëm ASH-AAA.

Ndryshe, tentimet për bashkimin e opozitës shqiptare kishin rezultuar të pasuksesshme, pasi Sela kishte vendosur të koalicionojë me Alternativën e Gashit, me çka u prit me dëshpërim në opinion. Pas dështimit të bashkimit, BESA e Bilall Kasamit bëri koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit./TetovaSot