Dega e PDK’së në Drenas zgjedh Driton Ajazin kandidat për kryetar komune


Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka nxjerr një kandidat të ri për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahet këtë vit.

E këtë e ka konfirmuar vetë kandidati për kryetar Driton Ajazi, përmes një shkrimi në facebook.
Kjo ka ndodhur pavarësisht se kryetari aktual Ramiz Lladrovci e ka paraqitur qysh moti publikisht kandidaturën për të parin e Drenasit nga kjo parti. 

“Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vit. E vlerësojë jashtëzakonisht shumë besimin e dhënë nga dega e PDK-së në Drenas, që t’i prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time”, ka shkruar Ajazi.