Dëftesat për nxënësit do të ndahen në fund të muajit gusht

Në shkolla ka ardhur njoftim se Byroja për Arsim ka informuar se dëftesat do të dorëzohen dhe se data e saktë, ndërsa për kohën dhe datën e saktë, nxënësit do të njoftohen nga kujdestarët e klasave.
Sipas përgjigjes zyrtare të Byrosë për Arsim, dëftesat do të ndahen deri në fund të vitit mësimor.

“Duke marrë parasysh se shkollat në kushte të këtilla nuk mund të organizojnë ngjarje për ndarjen e dëftesave, ju njoftojmë se këtë vit mësimor dëftesat do t’u ndahen deri në fund të këtij viti”, thonë nga Byroja për Arsim.

Kreu i SASHK, Jakim Nedellkov sot deklaroi se bëhet fjalë për një problem në nivel shteti. Sipas tij, bëhet fjalë për një procedurë e parealizuar e tenderit, përkatësisht ka probleme se kush do t’i shtypë dëftesat.