Dedaj tallet me Gërvallen: Edhe 100 vjet le n’ministri, s’ta bie asnjë njohje

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, ka kritikuar punën e diplomacisë kosovare në këto tri vite.
Ai ka thënë se Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk ka njohuri se si të punohet për të siguruar njohje.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, ai tha së Gërvalla edhe po të qëndronte 100 vjet në krye të diplomacisë s’do të arrinte të siguron asnjë njohje.

“Nuk dinë çfarë është diplomacia. Ministren e Jashtme le edhe 100 vjet në këtë ministri nuk ta bie as një njohje, veç nëse do dikush me na lanë me zor ndonjë njohje, sa për aftësisë e saj me pru njohje… Nuk di ajo se si arrihet te njohjet”, tha Dedaj.

Ai ka thënë se në diplomaci më shumë ka bërë ai me partitë e tij para luftës, se sa Ministria e Jashtme e Kosovës.

“Ma shumë ka bë një parti e vogël që e kam drejtuar unë para lufte jashtë, sesa krejt Ministria e Jashtme mas lufte me krejt këto resurse”, tha Dedaj.