Dedaj: Një shtet i tretë bëri presion për shkarkimin tim nga pozita e ambasadorit në Shkup

The Albanian politician Gjergj DEDAJ during a meeting at the European Parliament of Strasbourg in May 1999.

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka folur për arsyet që sipas tij lidhen me largimin nga kjo pozitë diplomatike.
Dedaj ka thënë se ndaj tij është bërë një krim, me kërkesën për t’u larguar brenda një dite.

“Të gjithë ambasadorëve tjerë iu është dhënë afat prej tre muajsh, derisa mua më është dhënë afat vetëm një dite… Brenda një dite mund të largohet vetëm një person që shpallet person i padëshirueshëm nga shteti pritës”, deklaroi Dedaj.
Ai thotë se janë disa arsye pse ai është shkarkuar nga kjo pozitë.

“Njëra ndër arsyet është hakmarrje personale e presidentes për arsye që ajo i di dhe që i di edhe unë, por që do t’i bëjë publike në ndonjë kohë tjetër. Në fillim u tha se ambasadën nuk do ta drejtojë bashkëshorti i Presidentes, por tash po del që ai është duke drejtuar ambasadën e Kosovës në Shkup”.

Dedaj thotë se një tjetër arsye pse ai është shkarkuar është se trysnia që ka bërë një shtet i tretë.
“Është trysnia e një shteti të tretë që nuk ka dashur që unë të jem ambasadorë në Maqedoni. Për momentin nuk dua të flas për cilin shtet është fjala për të ruajtur konfidencialitetin diplomatik”, tha ndër të tjera ambasadori Gjergj Dedaj.