Dedaj kërc*ënon ambasadorin e ri: Mendoni para se të vini, mund të ketë konflikt mes nesh


Ambasadori I Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, në emisionin Frontal të T7, ka porositur ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut, që të ketë kujdes nëse mendon të shkojë si ambasador në Shkup në vend të tij.

Duke refuzuar ta lirojë pozitën e ambasadorit, Dedaj ka thënë se mund te ketë kon*flikt me atë që pretendon t’ia zë vendin.
“Ambasadori i ri, që mund të emërohet nga MPJ, por i them se është mirë të mendoj, para se me ardhë sepse kështu mundet me ra ndesh edhe me mu, mundet me ardhë deri te një konf*likt i padëshirueshëm. Unë jam njeri tolerant, por e di që kur atakohem jam i aftë për ta mbrojtur vetën.

Kur t’i shkosh dikujt në zyre duhet me mëndu se nuk është një vendim i duhur dhe është një veprim që mund të krijojë pakënaqësi e unë nuk kam dëshirë me qenë pre e provokimeve”, ka thënë Dedaj.