Deçan, djali sulmon fizikisht babain dhe nënën e tij

Një person është arrestuar në Deçan pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain dhe nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Sipas Policisë, i dyshuari ka probleme psiqike dhe është përdorues i drogës.
Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore.Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje, vazhdon të hetohet.