Dëb*ohet nga Shqipëria agjenti sekret i Iranit, Ehsan Bidi

Ehsan Bidi, një agjent iranian, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë një emër i njohur për autoritetet shqiptare por jo vetëm, do të dë*bohet sot nga Shqipëria drejt Greqisë.

Në këtë ambient ku mbahen refugjatët il*egalë mbasditen e kësaj të enjte është sjellë nga policia shtetasi Iranian Ehsan Bidi.Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak. Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar në 27 Janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Kjo zbulon se nuk ka nevojë ta njohësh këtë individ si refugjat, shkruhet në një profil që muxhahedinët që qëndrojnë në Kampin e Manzës në Shqipëri, kanë publikuar për të.