Debërc, lëndohen disa persona gjatë aksidentit

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Dëbërc të Tetovës, vetura “Opel Vektra” që drejtohej e paregjistruar dhe pa patentës shoferi H.J. 44-vjeç nga ky fshat ka aksidentuar bashkëfshatarët e tij këmbësorë B.K. (34), V.L. (35) dhe F.L. (42). Në këtë aksident V.L. dhe F.L. Kanë pësuar lëndime të rënda, kurse B.K. Ka kaluar me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë transferuar për ndihmë mjekësore. Ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer inspektimin të vendit të aksidentit.