Para pak ditësh, Dafina na zbuloi edhe kopertinën zyrtare të albumit të saj të ri “Dafinë moj”.
Ndonëse akoma nuk ka një datë zyrtare të publikimit, këngëtarja zbuloi se kujt i dedikohet.
Në kopertinë shkruhet, “Dedikuar një gruaje shumë speciale, Melihate Zeqiri”, që është nëna e saj.
Por, ndjekësit kanë ‘rënë në hall’ me kafshët që ajo ka në fotografinë e kopertinës. Disa nga ata thonë që janë dele e disa të tjerë që janë dhi.
Këngëtarja publikoi një postim që tregon një diskutim me një nga ndjekësit e saj.
Njëri nga ata komenton: “Mendoj se është dele jo dhi”.
Dafina Zeqiri mori kohën e saj për t’iu përgjigjur duke thënë, “Jo dashuri, e di diferencën dhe kuptimin e kopertinës sime. Gjithashtu njerëzit që u përfshinë u kujdesën për këtë. Mund të duket si qengj por është dhi.
Pas sqarimit, Dafina pati edhe një kërkesë tjetër duke shkruar, “A mund t’i japim fund debatit dele/dhi?”