Debati kuvendor për zgjedhje të qeverisë së re vazhdon pas pauzës njëorëshe

Debati kuvendor për zgjedhje të qeverisë së re, propozuar nga mandatari Zoran Zaev do të vazhdojë pas pauzës njëorëshe.

Në pjesën e paradites të debatit, në ekspozenë për përbërjen e re të propozuar të Qeverisë Zaev, duke e kërkuar mbështetjen nga deputetët për qeverinë e re, para deputetëve ai tha se kandidatët e propozuar për ministra të ardhshëm janë persona me përgjegjësi dhe të respektueshëm, të dëshmuar në sferat e veta, të motivuar me përkushtim të punojnë në realizimin e qëllimeve të cilat para nesh i vendosim, ndërsa nga deputetët kërkoi t’i dëgjojnë votuesit, por edhe të jenë kontrollues dhe korrigjues të punës së pushtetit ekzekutiv.

Kjo është qeveri e vogël, theksoi Zaev, të cilën do ta kryesoj dhe në të cilën bëjnë pjesë persona të motivuar dhe të përkushtuar, të cilët do të punojnë në realizimin e qëllimeve të vendosura në interes strategjik të shtetit.
“Obligohemi në kohë të krizës rrogën minimale ta ruajmë në 14.500 denarë dhe t’u ndihmojmë qytetarëve dhe kompanive. Pas përfundimit të krizës Qeveria do të obligohet në 20 deri 30 për qind rritje të rrogës minimale dhe mesatare. Qëllim i ynë është 20 mijë denarë rrogë minimale deri në fund të mandatit. Varësisht nga kohëzgjatja e krizës botërore, obligohemi të realizojmë rritje prej 4 për qind”, deklaroi Zaev.

Paralajmëroi nisje të bisedimeve dhe miratim me konsensus të vendimit për politikën tatimore.
“Shuma e neto investimeve do të jetë një miliardë euro. Niveli i investimeve publike do të rritet në dy miliardë, ndërsa i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në mbi një miliardë e gjysmë. Investimet vendore dhe të huaja do t’i mbështesim me 300 milionë euro nga buxheti dhe 300 milionë nga fondet e huaja”, deklaroi Zaev.
Do të vazhdojmë, paralajmëroi Zaev, me investim në rrugë dhe autostrada të reja dhe infrastrukturë hekurudhore.

“Që ta arrijmë këtë, me rëndësi është stabiliteti dhe prandaj është e domosdoshme të përfundohet mandati katërvjeçar”, deklaroi Zaev.
Në debatin para pauzës, Antonio Milloshevski nga VMRO-DPMNE tha se “gjithçka që duhet të dimë për premtimet ekonomike në ekspozenë e mandatarit Zoran Zaev është se ai i njejti ka thënë se Fejsbuk dhe Google presin të investojnë në vend”.

“Konsiderojmë se kjo qeveri, vetëm në ditën e ekspozesë mund të ketë fjalë të mira për ekonominë. E vetmja gjë që do të rritet çdo ditë, janë çmimet, papunësia dhe mërgimi. Pushteti është i paaftë, premton investime të huaja, ndërsa nuk pamë asnjë emër të një ndërmarrje të huaj investuese”, theksoi Milloshoski.

Lidhur me koalicioni n dhe përbërjen, Milloshoski tha se “vetëm do të përkujtojë për një mega skandal në fondin pensional për të cilin njoftoi Milla Carovska, si ministre e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa si fajtor e theksoi Artan Grubin. “Tani të njejtit do të duhet të bashkëpunojnë në këtë qeveri”, deklaroi Milloshoski.
Ai shtoi edhe se në programin e mandatarit të atëhershëm në vitin 2017, ishte premtuar se do të vendoset avokat kreditor, që do t’i mbrojë qytetarët.

Paraprakisht, bashkëpartiaku i tij Aleksandar Nikollovski, vlerësoi se qeveria e re është e përbërë nga koalicioni i gënjeshtrës dhe me shumicë. Paralajmëroi protesta për rrëzimin e saj, duke vlerësuar se do të jetë me mandat më të shkurtë. Kostadin Kostadinov, nga LSDM, ndërkaq, në replikë tha se është i bindur se VMRO-DPMNE edhe gjatë kohë do të jetë në opozitë me raportin e këtillë dhe përhapjen e gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së.