Debati Ahmeti -Sela, Osmani: Kush është lideri i opozitës?

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani në pyetje të gazetarëve lidhur me fushatën publike të zyrtarëve të Aleancës për Shqiptarët për duel midis Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit theksoi se opozita njëherë le të merret vesh se kush është përfaqësuesi i tyre dhe pastaj do ta shqyrtojnë kërkesën e tyre.

“Tani ne nuk dimë me kë të debatojmë. Është mirë që ata duhet të ulen njëherë e të merren vesh se kush është përfaqësuesi i opozitës dhe pastaj të dërgojnë kërkesë tek ne, me qëllim që ne ta shqyrtojmë. Tani për momentin nuk e dimë se pse duhet duel vetëm me zotëriun Sela, pse jo edhe me dikë tjetër”, tha Osmani.

Ai shtoi se secili mund të kërkojë debat prej opozitës dhe ju nevojitet një rend në këtë çështje, për shkak se, siç tha, nuk kanë edhe shumë kohë që të dalin në shumë debate.