Debat për ditën e diel si ditë “jo pune” në Maqedoni

Vendimi i qeverisë për të propozuar ndryshimin e ligjit për marrëdhënie pune, në bazë të të cilit parashihet që e diela të jetë ditë jopune, ka nxitur debat mes punëdhënësve dhe sindikatave të punëtorëve në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë theksuar se shpallja e së dielës si ditë jopune ka për qëllim arritjen e barazisë sociale dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve.

Në bazë të propozim-ligjit –ku pritet të përfshihen edhe vërejtjet e punëdhënësve dhe sindikatave dhe më pas të dërgohet në kuvend për miratim – parashihet që gjatë të dielës të punojnë një numër i kufizuar i subjekteve juridike dhe atë vetëm pasi punëdhënësi të dëshmojë se ndërprerja e punës e dë*mton procesin e punës.

Organizatat e punëdhënësve kanë reaguar menjëherë pas njoftimit se e diela do të jetë ditë jopune gjatë pandemisë, duke argumentuar se nga pandemia, ekonomia e vendit veç është go*ditur rëndë dhe vendime të tilla do të nxisin largimin nga puna të punëtorëve në shumë sektorë.

Por, sindikatat e punëtorëve vlerësojnë se këto kërc*ënime të punëdhënësve janë joreale, pasi sipas tyre, të gjithë sektorët që kanë pasur në plan të largojnë punëtorë, tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.
Kryetari i Sindikatës në sektorin e ndërtimtarisë, Ivan Peshevski se pjesa më e madhe e punëtorëve nuk janë paguar në mënyrë plotësuese, pavarësisht se kanë punuar gjatë ditës së diel.