Debat i ashpër në Shtabin e Krizës, përplasje për orën policore

Debat i ashpër është bërë sot në Shtabin e Krizës mbi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të vendosur orë policore nga ora 22 deri në orën 5 në vatrat e virus. Alsat nga burime brenda shtabit mëson se shumica e anëtarëve kanë qenë kundër vendosjes së orës policore. Sipas argumenteve, ky kufizim nuk mund të sjell kundër efekt. Pjesa dërmuese e anëtarëve të shtabit konsiderojnë se duhet shtrënguar masat për vendosjen e maskave gjithkund (përfshi hapësirat e jashtme). Në orën 14 Qeveria duhet të vendos mbi propozimin e KSI-së. Burimet thonë se debat i nxehtë pritet edhe në Qeveri. Sot nuk është diskutuar për masa tjera lehtësuese.