Giani De Biasi i cili çoi për herë të parë Shqipërinë në Evropian ka treguar se si arriti të merrte pasaportën shqiptare
De Biasi tregon se pasaportën e fituar ia vodhën ndërsa shton se në Shqipëria ka pasur eksperiencë mjaft pozitive lidhur me Kombëtaren.
“A e di gjënë që kishte frikë presidenti në fillim kur unë erdha këtu?! Më thoshte jo, jo, mos rri këtu, sepse do të marrësh veset e shqiptarëve, shko rri atje në shtëpi dhe hajde këtu kur duhesh. Gjithsesi e them këtë gjë kështu si për të qeshur, gjëja më e rëndësishme është se si bëhen gjërat, me sa dëshirë ke që t’i ndjekësh dhe të provosh të bësh më të mirën. E rëndësishme është gjithmonë maja, nëse në majë, në krye ke persona serioz që të japin një dorë dhe të lënë të punosh, atëherë gjërat shkojnë mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka treguar ai