Gazetari Daut Dauti ka reaguar mbi vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dasmave në Kosovë, që ka ardhë si pasojë e Covid 19, i njëjti apelon që ky vendim të mos shfuqizohet asnjëherë.
Sipas tij, dasmat në Kosovë nuk kanë qenë dasma, por tubime neveritëse.
Postimi i plotë:
Dasma
Vendimi për ndalimin e dasmave nuk duhet të hiqet kurrë. Ky është vendimi më i mirë që ka marrë ndonjë qeveri deri sot.
Këto, edhe ashtu, nuk kanë qenë dasma. Kanë qenë tubime neveritëse me muzikë shurdhuese e çoroditëse ku njerëzit hanin ushqim të keq, pretendonin se argëtoheshin, dhe e reklamonin statusin e tyre të rrejshëm shoqëror duke e nënçmuar njëri tjetrin me veshje, sjellje, etj.