Dauti: Vdekja e Rexhailit e ka goditur shumë Agimin (Video)

“Pas vdekjes së Rexhailit, Agimit burgu i është bërë më i rëndë se në fillim”, thotë për gazetën LAJM, Ramiz Dauti, miku i afërt i Agim Islamit, të dënuar me burg të përjetshëm në po të njëjtin rastin Alfa. “Tash po bëhen katër ditë nga vdekja e Rexhailit, Agimi është në depresion, Agimi është më keq se në ditët e para të burgut dhe i është rënduar burgu 10 herë më shumë. Rexhailin e ka pas mbështetje, e kanë pas hallin e njejtë, kanë pritur lirinë bashkë, kurse tani e pret vetë dhe unë mendoj se asgjë më nuk është njësoj si para 4 ditëve”, tha Ramiz Dauti, i cili ka qenë edhe dëshmitar në rastin “Alfa”./Gazeta LAJM