Dauti nuk e vendos në rend të ditës ligjin për branitellat: Mos luani me ndjenjat e qytetarëve, kjo na kthen në vitin 2001

Kthehuni te vetvetja, merreni ligjin dhe riporpunojeni, ishte mesazhi i kryetares Ilire Dauti në Komisionin në për Çështje Sociale, e cila përkundër insistimit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, tha se nuk do ta vendosë në rent të ditës ligjin për branitellat, shkruan TV21. Dauti tha se ka skaduar afati për vendosjen e këtij ligji në rend të ditës.

Ju kisha lutur juve personalisht dhe gjithë kolegëve që t’i drejtoheni vetes tuaj në rend të parë, dhe mos të luani me ndjenjat e qytetarëve, sepse ju e dini se një ligj i tillë na kthen në kohë pas, na kthen në vitin 2001. E nderuar kolege, në atë konflikt atëherë ka pasur dy palë të përfshira, dhe unë kam thënë disa herë deri tani dhe kam qenë shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë, nëse ju nuk jeni gati që ta pranoni realitetin multietnik dhe ta kuptoni se RMV-ja ka vetëm një buxhet, ku mblidhen të gjitha taksat dhe tatimet e gjithë qytetarëve, unë nuk mund ta shkel Kushtetutën, ashtu siç e bëni ju, më saktë nenin 9 të Kushtetutës”, deklaroi mes tjerash Dauti./tv21.tv