Dauti: Demant lajmeve të rrejshme: Tre tetovarë jemi në Shtabin Qendror

Shkruan Ilire Dauti
Demant lajmeve të rrejshme: Tre tetovarë jemi në Shtabin Qendror
Aspak nuk është e vërtetë se tetovarët janë anashkaluar nga Shtabi Qendror. Përkundrazi, në shtab mbrëmë janë emëruar edhe përfaqësues të zonave, ndërsa nga zona 6 janë emëruar dy përfaqësues, unë veçmas për Tetovën me rrethinë dhe Halil Snopçe për Gostivar dhe vendbanimet e tjera të zonës 6.

Përveç meje në Shtabin Qendror që në fillim janë edhe Arben Zeqiri- drejtues i Departamentit për Marëdhënie me Opinionin dhe Informim (tetovar që udhëheq me njërin nga departamentet më të rëndësishme) dhe Robert Nesimi nga Qendra Analitike.
Ditëve në vijim në kuadër të shtabit do të emërohen edhe koordinatorë lokal, bartës të aktiviteteve dhe detyrave në nivel qendror dhe të tjera.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka numrin me më shumë deputetë nga Tetova sesa çdo parti tjetër shqiptare. Së shpejti, Aleanca për Shqiptarët do ta ketë edhe një tetovar/e në krye të Komunës së Tetovës.
Karvani vazhdon…