Daut Memishi kandidat i Lëvizjes BESA për Komunën e Tearcës?

Partitë politike tashmë kanë nisur të publikojnë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të Tetorit.
Mësohet se në Komunën e Tearcës kandidat më i mundshëm për kryetar të komunës nga lëvizja BESA është Daut Memishi.

Me profesion ekonomist dhe me një përvojë në fushën e biznesit dhe ekonomisë.
Memishi për disa vite ka drejtuar degën e partisë BESA në komunën e Tearcës dhe falë angazhimit të tij dhe strukturës ai ka arritur që të ngre këtë parti.

Thuhet se Daut Memishi do të jetë kandidat për kryetar dhe së shpejti pritet të ndodh zyrtarizmi i kandidaturës së tij.
Kandidatura e tij më shumë favorizohet edhe për faktin se ai vjen nga Sllatina e cila ka numrin më të madh të votave në këtë rajon.