Daut Memishi kandidat i lëvizjes BESA, në Tearcë

Burime nga Lëvizja BESA, bëjnë të ditur se ekonomisti i diplomuar Daut Memishi, është kandidat i lëvizjes BESA për kryetar në komunën e Tearcës. Ka një përvojë të gjatë politike pasi që në fillimet e saja I është bashkangjitur lëvizjes BESA, pjesëmarrës në shumë seminare dhe konferenca me karakter ndërkombëtar.

Në aspektin profesional ai është menaxher në një kompani private, ndërsa ka drejtuar edhe dy kompani tjera si ko-menaxher. Ka një biografi të pasur dhe shumë të pastër sepse nuk mban pas vete asnjë ngarkesë politike ose të llojit tjetër
Në garë ai do të jetë me katër kandidatët tjerë prej të cilëve tre janë nga partitë politike shqiptare dhe një nga pala maqedonase.