Daut Haradinaj: Taksa të mos hiqet, do të jemi kujdestarë të 17 Shkurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj, ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa 100 % ndaj produkteve serbe.
Haradinaj ka thënë se AAK’ja do të jetë gjithmonë kujdestare e 17 Shkurtit 2008.

Ndërkohë, derisa është deklaruar rreth paralajmërimeve të qeverisë së re për heqjen e taksës, Haradinaj ka thënë se tarifa nuk iu është vendosur aleatëve të Kosovës, por i është vendosur Serbisë.
“Ne s’po kërkojmë asnjë gjë më shumë prej Serbisë, pos që ta njohë realitetin që e kanë njohur shumë shtete të botës. Do të jemi shumë kritik, do të jemi hapur kundër heqjes së taksës derisa Serbia nuk e njeh realitetin në Kosovë”, ka deklaruar Daut Haradinaj.