Daut Haradinaj: Ramushi nuk di të këndojë edhe pse ka qejf boll

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, në “Natë vere” në T7, ka dhënë një deklaratë befasuese për vëllain e tij, Ramush Haradinajn.
Ai ka vënë në dyshim aftësitë e të vëllait në këndim.
“Ramushi s’di me këndu hiç, a qejf ka boll”, ka qenë përgjigjja e tij, kur është pyetur se a më mirë këndon gruaja e tij, Lola, apo vëllai i tij, Ramushi.

Ai ka treguar edhe momente të veçanta me të vëllain dhe dëshirën e tij për të kënduar.
Kurti-zyrtarëve publikë: Raportoni shkeljet ligjore
Daut Haradinaj ka folur edhe për ëndrrën e Lolës që të bëhet këngëtare, duke hedhur poshtë thashethemet se ai e kishte penguar ëndrrën e saj.