Daut Haradinaj: “Rama sot ishte i saktë dhe i vërtetë si kurrë më parë”

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës të mbajtur sot. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri Rama ishte i saktë dhe i vërtetë si kurrë më parë.

“Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
E përcolla me vëmendje Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë. E vërteta vonon por gjithmonë triumfon. Respekt Kryeministër.