Daut Haradinaj njofton se biznesmeni i njohur do të jetë kandidat i AAK-së për deputet

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se biznesmeni nga Peja, Fatmir Gashi do të jetë në listën e kandidatëve të AAK-së për deputetë.

Haradinaj ka shkruar se Gashi do të jetë vlerë e shtuar e listës së kandidatëve të AAK-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare.

“Sot takova mikun dhe ekspertin ekonomik Fatmir Gashin nga Peja, që do jetë vlerë e shtuar e listës së AAK-së.Na priftë e mbara i nderuar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3496272917092478