Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar dje se do të kërkojnë në Bruksel pezullimin e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar menjëherë duke bërë thirrje që mos të politizohet kjo çështje sepse kështu vetëm dëmtohen raportet e mira ndëretnike.
“Mbrojten e Manastirit të Deçanit e ka bërë vetë populli i Deçanit. Si të tillë do e mbroj përsëri dhe gjithmonë. Kjo është vlerë kulturore dhe ndërtimi i rrugës e e rritë vlerën e kësaj zone për të gjithë. Tendencat për politizim s’janë gjë tjetër vetëm e rëndojnë jetën dhe raportet e mira që janë krijuar ndër vite. Kjo rrugë është jetë për qytetarët e Deçanit” ka thënë Daut Haradinaj për Indeksonline.