Data e zgjedhjeve, Shekerinsa: S’është çështje dëshirash


Të shtunën përfundon gjendja e jashtëzakonshme, që nënkupton edhe vazhdimin e precesit zgjedhor, nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk vazhdohet sërish. Në ndërkohë, partitë politike nuk kanë lëvizur në qëndrimet e tyre sa i takon dates së zgjedhjeve.

Hendeku më i madh mbetet mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së. Partia e Zaevit konsideron se nuk ka nevojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se zgjedhjet duhet të mbahen më pesë korrik, ndëkaq, partia e Mickovskit kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit gusht ose në fillim të shatorit.

“Asnjë shtet demokratik nuk mund të lejojë që tëfunksionojë kaq gjatë pa Kuvend. Çështja e datës nuk është çështje dëshirash. Çështja e datës është pyetja nëse duam që shteti të funksionojë me kapacitet të plotë.” – tha zëv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Vasilevska: Qëndrimi varet nga epidemia

“Qëndrimi i të gjithë personave të përgjegjshëm në shtet duhet të udhëhiqet nga qindra rastet e reja të të infektuarve me virus dhe jo nga pozitat politike të dikujt. Për fat të keq LSDM në qeverisje merr qëndrim me prapavijë politike.” – deklaroi Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.

Vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme nuk e preferon as Bashkimi Evropian. Pak ditë më parë ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar tha se kjo gjendje nuk është e qëndrueshme dhe se vendit i duhen institucione për t’u përball me situatën.

Jozyrtarisht mësohet se vetë eurokomisioneri Oliver Varheji do të ndërmjetësojë në dialogun LSDM-VMRO DPMNE për afrimin e qëndrimeve për datën e zgjedhjeve, pasi vetë partitë deklaruan se kanë ndërprerë kanalin e komunikimit mes veti, para dy javësh.