Dasmorët he*lmohen nga ushqimi, pranga pronarit të restorantit dhe kuzhinierit në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e një restoranti dhe kuzhinierin e tij, pasi gjatë një ceremonie martesore dyshohet se janë he*lmuar nga ushqimi 5 shtetas. Në pranga ka rënë Pajtim Kacani pronari i restorantit dhe kuzhinieri Bledar Hasa, 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Mbrëmjen e djeshme mbi 20 persona përfunduan të he*lmuar në urgjencën e spitalit të Durrësit. Personat e he*lmuar kishin qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq.