Në fillim të sezonit të dasmave, është ende e pasigurt, nëse edhe këtë vit do të lejohet organizimi i ndonjë lloj festimi familjar. Gastronomët dhe e gjithë industria e festimeve të dasmave vazhdojnë të këmbëngulin në protokolle, por autoritetet deri më tani kanë hezituar ta bëjnë këtë. Disa media dolën në terren, që ti pyesin qytetarët, po që se ishin ftuar në një dasmë, a do të shkonin?
“Nëse ju ftojnë në dasmë, a do të shkoni?” Jo. Pse? Dihet pse, për shkak të koronës”.
A ka virus sipas jush? -Jo. Pse? Sepse të tilla janë protokollet etj. Nëse lejojnë, do të shkoja.
A do të shkonit? -Po. Pse? -Jo. Dikush i afërm nëse është, nip për shembull? Jo, jo … Pse? Keni frikë? -Po.
Gastronomët kanë pro*testuar disa herë në muajin e fundit, sepse ndjehen të diskr*iminuar. Objektet e tyre janë të specializuara për dasma dhe festa të tjera të mëdha, por shteti nuk i lejon të presin mysafirë, edhe pse restorantet dhe kafenetë funksionojnë me muaj të tërë.
“Gastronomët që kanë objekte të specializuara për dasma dhe festime të tjera familjare, thonë se ata thjesht duan të punojnë si të gjithë restorantet e tjera, që shërbejnë a’la-cart, ata nuk kërkojnë ndonjë gjë të veçantë, por ofrojnë të punojnë sipas kritereve të rre*pta, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”.
Që nga fundi i qershorit të vitit të kaluar në vend, janë të ndaluara çdo lloj ngjarje të organizuara si dasma, ahengje, ditëlindje, në ambiente të hapura ose të mbyllura.
https://www.youtube.com/watch?v=Kfeg_wMMEWo