20-vjeçarja e quajtur Rabia, është një vajzë më sindromën ‘Daun’, e cila jeton në rrethin Develi të Kayseri.
Ajo, gjatë gjithë jetës së saj kishte vetëm një dëshirë: Të vishej me fustan të bardhë!
Nisur nga dëshira dhe ëndrra e madhe e vajzës për të veshur fustan nusërie, familja vendosi t’ia kthente ëndrrën në realitet dhe i organizoi asaj një dasmë pa dhëndër.
Dasma u mbajt në një lokal të zonës, ku kishte shumë të ftuar dhe 20-vjeçarja u vesh me fustan nusërie.
E me sa duket, Rabia e ka shijuar shumë këtë ditë të veçantë të jetës, pasi gëzimi në sytë saj e ka shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes.
https://youtu.be/EJhlDck0giQ