Dashuria të verbοn: Luizi i shtrihet Kiarës nën këmbë duke i kërkuar falje + video

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë patur një tjetër diskutim mes tyre, kësaj here për ta sqaruar një herë e mirë situatën e ndodhur dy ditë më parë. Ka qenë Luizi, i cili ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien me Kiarën duke i shkuar te krevati, e duke i kërkuar falje. Shiko videon më poshtë

Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë, e se është personi i fundit që do i bënte keq, megjithatë Kiara ishte më e tërhequr.

Luizi: Tani ti më do për vete, apo dëshiron ti thuash të tjerëve, “ja e bëra të më kërkojë falje? Mi thuaj mua gjërat, jo Arbanës. I vetmi person që duhej të kisha në krah, ishe ti. Të thoje “ok ai më bëri këtë, unë reagova ashtu në atë moment, se u lëndova, kaq”. Ta kalojmë bashkë, është shumë e vështirë ta kalojmë kështu siç thua ti. Unë e di se sa më do dhe e di se sa të dua unë.

Kiara: Ti re shumë në zonën e komfortit, Kiara është aty, unë do fitoj, batuta gjëra, e dua, më do, i them një gjë, mërzitet i kalon.

Luizi: Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi.

Kiara: Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë.