Dashtevski: Nuk do përsëritet votimi në vendvotimet ku kishte ndërpreje në Kumanovë

Gjatë ditës së djeshme kishte ndërprerje të votimit në vendvotimet 1075, 1100 dhe 1090, të gjithë në Kumanovë. Ndërprerja zgjati më shumë se tre orë dhe sipas nenit 151, KSHZ-ja duhet të sjell vendim për prishje të votimit në këto tre vendvotime. Duke pasur parasysh se numri i votuesve të regjistruar në këto vendvotime, gjegjësisht 872 votues, nuk ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, votimi në këto vendvotime nuk do të përsëritet. /Alsat.mk