Dashtevski: “Nëse duhet, votimi do të vazhdojë deri në ora 22:00”

Kryetari i Komisionit Shtetëror për Zgjedhje njoftoi se votimi do të vazhdojë edhe pas orës 19:00 në të gjitha vendvotimet ku ka turmë votuesish, por nuk kanë arritur të drejtën për votim.
“Ne në këto momente nuk dimë se sa kohë do të jetë vazhdimi i votimit. Nëse është nevoja do të votohet deri në ora 22:00, do të votohet deri 22:00”, tha kryetari Dashtevski.
Ai tha se në momentin kur do të përfundojë votimi do ta njoftojë opinionin, pa dallim se sa orë do të zgjasë votimi i vazhduar. Edhe heshtja zgjedhore do të zgjasë deri sa të përfundojë votimi.