Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin e tij të fundit për liritë fetare në vitin 2017 ka shënuar se në Maqedoni vazhdojnë të figurojnë proceset gjyqësore penale dhe qytetare për dallimet religjioze. Në Raport shënohet mes tjerash edhe rikthimi në gjykim kundër Jovan Vranishkovskit.
Bashkësia Fetare Islame ka potencuar favorizimin e Kishës Orthodokse nga ana e Qeverisë, ndërsa përveç kësaj, raporti shënon edhe problemin me moskthimin e pronave nga shteti tek bashkësitë islame.
“Shoqëria civile dhe bashkësitë më të vogla fetare kanë cekur se Qeveria e mëparshme ka politizuar religjionin”- shkruan në Raportin e DASH.