Dasëm në kohën e virusit korona

Çiftet filluan të kurorëzohen pavarësisht shqetsimeve nga virusi korona. Pa respektuar asnjë protokoll për mbrojtje në Tetovë në dasma masive në oborret e shtëpive të tyre çiftet filluan të vulosin dashurinë e tyre.
Gjatë ditës së sotme revolucionerët e qetë realizuan edhe një aksion lidhur me sjelljen e papërgjegjshme të qytetarëve gjatë pandemisë.

Qeveria ka ndaluar tubimet publike, përfshirë tubimet private për të festuar gëzimin familjar ose pikëllimin. Restorantet të cilat funksionojnë vetëm për festimet e dasmave janë mbyllur dhe ata po punojnë me dërgesa ushqimi nëpër shtëpi. Por kjo nuk është pengesë për çiftin e posamartuar Virusin dhe Koronën të cilët në një atmosferë festive në qendër të qytetit shënuan martesën e tyre me një dasëm të madhe. Në dasëm janë ftuar mbi 300 mysafirë të cilët duhet të respektojnë kodin e veshjes – maska për ti mbajtur në dorë e jo në fytyrë dhe të njejtattë jenë të kombinuara me veshjet.

„Vallen ta luani si njerëz virus nuk ka- atë e shpallën të vde*kur”- shkruan në ftesën e dasmës e cila është e vendosur në qendrën e qytetit nga ana e aktivistëve të rinj nga Tetova.
Qëllimi i këtij aksioni është që të ngritet vetëdija te qytetarët për respektimin e masave të jenë të përgjegjshëm solidarë në mënyrë që të mbrojnë shëndetin kolektiv në qytetin tonë. Le t’i lëmë festimet masive për disa kohë më të mira!