Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar dënimin me 22 vjet burgim për Darko Tasiq. Ai është dënuar për krime lufte në Krushë të Vogël, rrethinë e Prizrenit.
Procesi i gjyqësor ndaj tij kishte filluar para dy viteve. Tashmë i dënuari, Tasiq kishte jetuar deri në vitin 1999 në fshatin Krushë së bashku me familjen e tij. Tasiq ka qenë pjesëtar rezervë i policisë serbe gjatë viteve të 90-ta.