Dardhishta demanton ASH-AAA-në: Procedura e tenderimit ishte transparente

Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Bujar Dardhishta ka hedhur poshtë si të pavërteta ak*uzat e koalicionit ASH-AAA për tenderin për digjitalizimin e librave amë.
Sipas tij, tenderi ka qenë i përmasave ndërkombëtare, ndërkaq ka njoftuar, se procedura ka qenë transparente.

“I hedhim poshtë si të pavërteta dhe tendencioze ak*uzat në lidhje me furnizimin publik për digjitalizimin e librave amë. Së pari, duam t’ju informojmë se furnizimi publik ka qenë ndërkombëtarisht dhe i publikuar në ueb faqen ted.europra.eu dhe të gjitha procedurat e departamentit për furnizime publike ka qenë transparente dhe ligjore”, deklaroi Dardhista.

Ai shtoi se digjitalizimi dhe skenimi i të dhënave nga librat amë është prioritet i yni dhe i Qeverisë dhe si drejtor, dhe komfor planit strategjik të Qeverisë deri në vitin 2023 duhet të digjitalizohen të gjitha të dhënat nga librat amë.