Dardan Molliqaj në aksionin e PSD’së, ku shihet fytyra e Kurtit në “shportë të riciklimit”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka arritur pranë Katedrales, aty ku PSD’ja është duke e zhvilluar një aktivitet.

Ende nuk dihet arsyeja e aktivitetit, por është parë se aktivistët e PSD’së kanë pasur një shenjë me fytyrën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ku shkruhet “shporta e riciklimit”.

Aktivistët po vëzhgohen nga trupa të policisë së Kosovës. Në aktivitetin e fundit që e pati PSD’ja pranë stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë, kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe 12 aktivistë të tjerë, u arr*estuan në mënyrë të dhun*shme.

Ata e akuzuan policinë se ka qenë e dhun*shme edhe brenda stacionit, derisa po intervistoheshin.